Apeli Dënon me Kusht Ukë Muçajn

Gjyqtari i ish-Gjykatës së Qarkut në Pejë Ukë Muçaj më 26 maj 2015 ishte dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim për marrje ryshfeti.

Në një njoftim të Gjykatës së Apelit thuhet se “një  kolegj gjyqësor i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor, e vërtetoi dënimin për të pandehurin U.M. për veprën penale të marrjes së ryshfetit”.

Por sipas njoftimit, Gjykata e Apelit e ndryshoi dënimin e themelores për Muçajn.

“Gjykata e Apelit e modifikoi dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore, pasi që rrethana të caktuara nuk janë peshuar siç duhet. I pandehuri dënohet me një vit burgim me kusht, me periudhë sprovuese prej dy vjetësh,” thuhet në njoftim.

Ish-gjyqtari Muçaj në vitin 2012 u dënua me 3 vjet burg dhe 3 vjet mosushtrim profesioni nga Gjykata Komunale në Prishtinë për marrje ryshfeti që të lirojë nga paraburgimi disa persona.

Tre Vjet për Ish-Gjykatësin

Atëherë mbrojtja e Muçajt ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, ndërsa kjo gjykatë raytin e tij e kishte kthyer në rivendosje.

Pas dënimit të sërishëm të Muçajt me 2 vjet e 3 muaj burg vitin e kaluar, përsëri mbrojtja e Muqajt u ankua në Apel, nga i cili u dënua me një vit burg me kusht.