Apeli Dënon Eprorin e UÇK-së

Sipas njoftimit të gjykatës dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar kundër të pandehurit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht me gjobë prej 1.500 euro (njëmijë e pesëqind), ndryshohet me 7 (shtatë) vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove(njëmijë e dyqind). Avokati i Krasniqit Haxhi Millaku në një deklaratë për KALLXO.com ka konfirmuar dënimin përderisa është ankuar për shkelje të shumta gjatë procesit gjyqësorë. “Mbrojtjes i mbetet që të kërkoj mbrojtjen e ligjshmërisë në këtë rast, nuk ka asnjë provë e cila e vërtetonë fajsinë e Krasniqit”ka thënë Millaku. Ai tutje është ankuar për veprimet e prokurorisë të cilat sipas tij kanë qenë të paprecedenta deri më tani.
Dëshmitarët janë takuar një muaj më herët nga prokuroria,nuk e di qka do të thot kjo presion apo diqka tjetër ndaj tyre por një gjë është e qartë veprim i tillë nuk ka ndodhur deri më tani asnjëherë”ka thënë Millaku.

Aktakuza:

Prokurorët e EULEX-it pretendojnë se kanë prova për të dëshmuar se në mes prillit dhe majit të vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte ndërtuar në territorin e Shqipërisë dy kampe të paraburgimit ku janë keqtrajtuar disa të burgosur shqiptarë dhe romë.

Në qendrat e paraburgimit, të cilat ishin të vendosura në një fabrikë të braktisur në Kukës dhe në një bazë të braktisur ushtarake në Cahan, ishin keqtrajtuar disa të burgosur.

Këto pretendime të prokurorisë janë zbardhur në seancën e paraburgimit ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së XhemshitKrasniqi.

Prokurorët e EULEX-it pretendojë se kanë fakte se UÇK kishte arrestuar një shqiptar në Durrës, të cilin më pas e kishte dërguar në burgun në afërsi të Kukësit. Aty, sipas prokurorisë, të paraburgosurit ishin rrahur dhe ishin keqtrajtuar.

Në një rast, prokuroria pretendon se një i burgosur shqiptar ishte rrahur dhe gishtat e tij ishin prerë me një mjet të mprehtë. Në kërkesën e tij për caktimin e paraburgimit për Xhemshir Krasniqin, prokurori përshkuan se Krasniqi kishte hedhur kripë në plagët e këtij të burgosuri, veprim ky i cili i kishte shkaktuar të burgosurit vuajtje të madhe.

Një veprimtari tjetër, e cila sipas prokurorisë ishte zhvilluar në këto qendra të paraburgimit, ishte edhe gjuajtja me armë ndaj të burgosurve.

“Pjesëtarët e UÇK-së i vishnin të burgosurit me antiplumb dhe më pas i qëllonin me armë zjarri”, thuhet në kërkesën e prokurorit.

Në një rast një plumb i cili sipas prokurorisë është shtënë nga Xhemshir Krasniqi e kishte plagosur në këmbë një të burgosur. Kjo plagë kishte shkaktuar një gjakderdhje të madhe dhe i burgosuri kishte vdekur në fillim të qershorit 1999-të. Prokurori pretendon se autopsia ka konstatuar se pas zhvarrimit ky person kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.

Xhemshir Krasniqi u arrestua me 6 tetor 2015 nga policia në rrethin e Prizrenit. Ai ishte shpallur në kërkim që nga 23 marsi i viti 2014-të.