Anulohet konkursi për logopedë në QKUK

Gjatë muajit mars KALLXO.com raportoi për parregullësi në procesin e testimit për dy pozita të logopedëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime brenda QKUK-së konfirmojnë se drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu ka vendosur ta anulojë konkursin .

Kallxo.com raportoi se rezultatet e testit për 35 kandidatë dolën vetëm një orë pas përfundimit të tij duke e bërë këtë konkurs të dyshimtë.

Përveç asaj në krye të listës dolën kandidatë të afërt me njërin anëtar të komisionit.

 

https://kallxo.com/kandidatet-e-papranuar-ne-konkursin-per-logopede-ne-qkuk-ankohen-per-parregullsi/?fbclid=IëAR18OyGYëkrc0CS6ëKcTu0p-dbk1tFhT9IrDkQTV4JJJAYQ6FGëjTjPcsëM