Rrahman Jasharaj - Foto: KALLXO.com

Anulohet Greva e Mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka marrë vendim për të anuluar grevën e mësimdhënësve të paraljmëruar për të premten.

Përmes një komunikate SBASHK ka bërë të ditur se greva po anulohet pas plotësimit të kërkesës kryesore të SBASHK, miratimine Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta.

Qeveria e Kosovës sot miratoi këtë projektligj që i hap rrugë kalimit të këtij ligji në legjislativ

“Falenderojmë Kryeministrin,kabinetin e tij qeveritarë dhe akterët tjerë që ndihmuan në realizimin e kësaj kërkese.Andaj,kryetari në bashkëpunim me Kryetarët e sindikatave të niveleve komunale dhe të universiteteve bazuar në kompetencat e rezolutës së Kongresit të 7-të të SBASHK-utnxjerr vendim për anulimin e grevës së 13 prillit 2018”, thuhet në komunikatë.

http://kallxo.com/qeveria-kalon-projektligjin-per-punetoret-e-arsimit-te-viteve-90-ta/