Deputeti Anton Quni - Foto: Facebook

Anton Quni: Haradinaj kryenegociator ose zgjedhje

Anton Quni, deputet i LDK-s tha se çështja e dialogut nuk duhet të kaloj te presidenti.

Ai ka kërkuar me ngulm që bisedimet të udhëhiqen nga qeveria e jo nga presidenti i vendit.

“Shko bisedo me Vuçiqin, ofroi atij mundësinë e ndërtimit të paqes mes popujve, jepi garancë të fuqishme për mirëqenie dhe sigurinë e komunitetit serb në Kosovë. Kurse ai nëse me të vërtetë është i interesuar të bëjë histori në ndërtimin e paqes kërkoi le t’i zbardh rastet e te pagjeturve, të kërkoj falje për agresionin në Kosovë t’i kthej fondet e plaçkitura dhe të paguaj dëmshpërblimin e luftës”, tha Quni.

Sipas Qunit, nëse kryeministri e merr mbi supe këtë përgjegjësi që ju takon, ai personalisht do ta mbështes dhe se është i gatshëm të ofroj mbështetje edhe tek kolegët LDK-së.

Në të kundërtën sipas Qunit, Haradinaj duhet të hapë rrugë.

“Është korrekte dhe njerëzore ta pranoni që nuk mundeni ta përmbushni këtë mision. E vetmja rrugëdalje mbetet të shkojmë në zgjedhje të reja nga të cilat besoj se do të del një qeveri më e përgjegjshme dhe më kredibile”, tha Quni.