Ankaraja: Vendimi i Trumpit do të shkaktojë konflikte të reja

Vendimi i marrë nga Donald Trump për të nxjerrë ShBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane, rrezikon t’i hapë rrugën konflikteve të reja, paralajmëroi sot Turqia.

“Tërheqja e njëanshme e ShBA-së nga marrëveshja mbi bërthamoren, është një vendim që do të shkaktojë destabilitet dhe konflikte të reja”, deklaroi në Twitter zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit./21Media