Anëtarët nga Oda Ekonomike Amerikane takohen me drejtorin e ATK-së

Oda Ekonomike Amerikane sot ka mbajtur takim me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj, ku pjesë e këtij takimi ishin edhe disa nga anëtarët e OEA.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave të cilat janë në interes të bizneseve të vendit, por njëkohësisht u diskutuan edhe sfidat të cilat e vështirësojnë bërjen e biznesit në vend.

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, tha se ne si institucion do të jemi çdoherë në mbrojtje të bizneseve, duke u bazuar në Legjislacionin Tatimor në fuqi.

Ai ndër tjera,  tha se e vlerësojmë lartë rolin e OEA në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tatimpaguesve, pasi që sipas tij komuniteti i bizneseve është promotor i zhvillimit ekonomik në vend.

E nga ana tjetër, Kryetari i Odës Ekonomike Amerika Arian Zeka, përgëzoj drejtorin Murtezaj për pozitën e drejtori dhe  shtoj se do të kemi bashkëpunim të mirë në adresimin e të gjitha çështjeve që lidhen me komunitetin e  bizneseve.