Mbledhja e KPK-së | Foto: KALLXO.com

Anëtarët e Këshillit Prokurorial Nuk Paguajnë Tatimet në të Ardhura

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë kompensuar nga kodi për shërbime intelektuale, kategoria mallra dhe shërbime. Për këto kompensime nuk janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në të ardhura”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për KPK-në.

Sipas këtij raporti, kjo bie në kundërshtim me Ligjin për të Ardhura Personale që përcakton se çdo e ardhur duhet të tatohet.

Raporti i ZAP evidenton rrezikun se mos pagesa e kontributeve dhe tatimeve mund të ekspozoj organizatën dhe anëtarët e KPK-së para rrezikut të ndëshkimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Ky nuk është rasti i vetëm që njerëzit e drejtësisë u shmangen tatimeve të obliguara në shtetin e Kosovës.

Vitin e kaluar, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar se si gjykatësit dhe prokurorët nuk kishin paguar tatim në të hyrat që kanë nga qiraja.

Gjykatës e Prokurorë u Ikin Tatimeve

http://kallxo.com/prokuroret-hetohen-per-vjedhje-tatimi/

KALLXO.com provoi të kontaktojë me kryesuesin e KPK-së, Blerim Isufaj për ta marrë një qëndrim të tij rreth të gjeturave të Auditorit por kontakti me të ka qenë i pamundur.