Let`s dance

AMC organizon festën bamirëse 'Lets dance'

Për të katërtin vit me radhë Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ngjarjen “Let’s dance” gjatë së cilës mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

“Jemi angazhuar me të gjitha forcat që të realizojmë sërish ngjarjen Let’s Dance 2018. Qëllimi është të sjellim argëtim për pjesëmarrësit dhe më shumë mbështetje për fëmijët dhe nënat në nevojë”, tha Mrika Aliu, drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Linda Baleta vullnetare në ekipin organizativ dhe eksperte e komunikimit, tha se në këtë festë secili mund të përkrahë misionin duke zgjedhur një nga pakot e sponzorizimit apo duke blerë bileta për vete dhe miqtë.

Kjo ngjarje nisi në vitin 2015, fondet e mbledhura nga kjo ngjarje janë shfrytëzuar të gjitha për programe dhe shërbime që u dedikohen nënave dhe fëmijëve.

Ngjarja Let’s Dance organizohet nga Crimson Capital dhe Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe mbahet më 1 nëntor, nga ora 20:00, në Sheshin 21.

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për aktivitetet e AMC-së kushtuar shëndetit të nënave dhe fëmijëve.

 

https://kallxo.com/njerezit-dhe-trajtimi-qe-po-shpetojne-jete-foshnjash/

 

https://kallxo.com/aksioni-per-nena-dhe-femije-lanson-aplikacionin-globi-im/

www.KALLXO.com