Ambienti te burimi i Drinit të Bardhë i mbytur në bërllok - FOTO

Një nga vendet me bukuri të rralla natyrore, burimi i Drinit të Bardhë në Radavc të Pejës, është mbushur ngado me bërllok.

Disa fotografi që janë realizuar sot nga lexuesit e Kallxo.com tregojnë më së miri gjendjen në të cilën është shndërruar ambienti nga hedhja e bërllokut vend e pavend.