Ambientalisti kërkon që edhe qytetarët të marrin përgjegjësinë për ndotje

Ambientalisti Fatos Lajçi ka përmendur tri shtyllat problemet të shoqërisë kosovare në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

Ai në debatin me mikrofon të hapur që u organizua në Pejë tha se qytetarët nuk duhet ta ndjejnë veten jo-fajtor për bërllokun.

“Tri temat që unë i kisha përmend sot që janë më problematike dhe të pazgjidhura që na mundojnë në jetën tonë të përditshme, njëra prej tyre është çështja e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, mbeturinat që e shndërrojnë Kosovën në deponi masive dhe gjithe që ne qytetarët distancohemi nga ky problem, të cilat unë i quaj jashtëqitje njerëzore problemi tjetër është ai i ujërave dhe hidrocentraleve në nivel lokal dhe kombëtar”, tha Lajçi në DebatPernime.

Ai shtoi se problem tjetër është edhe ndotja e ajrit.

“Këtu e kisha përmend edhe problemin e ajrit ku ne, qytetarët e Pejës kemi mendu se e kemi ajrin më të pastër në Kosovë, mirëpo sipas matjeve të fundit ka dalë që edhe ne jemi të atakuar dhe mendoj se duhet të ndërmarrim diçka që ndotja mos me kalu në një shkallë më të keqe për neve”, tha Lajçi.