Ambasadori i SHBA-së: Të korruptuarit të përballen me pasojat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett  ka folur për përkrahjen amerikane në fushën e sundimit të ligjit në vend dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kosnett ka thënë se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës luajnë rol konstruktiv në ndriçimin  e shkeljeve të drejtësisë.

Siç ka bërë Ambasada Amerikane dhe të tjerët qe sa kohë, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Prisni që të shihni edhe më shumë se si mund të ju ndihmojmë që ata që përfshihen në korrupsion ose krim të organizuar të përballen me pasoja për sjelljen e tyre korruptive”, tha ambasadori të enjten në Prishtinë.

Kosnett e vlerësoi si jetik edhe rolin e qytetarëve të Kosovës.

“Por përgjegjësit kryesor për të siguruar që ka drejtësi në Kosovë qëndron tek populli i Kosovës, i cili vepron në mënyrë individuale dhe si kolektiv”, tha ai.