Ambasadori francez, Didier Chabert dhe ministrja e MAPL Adrijana Hoxhiq

Ambasadori francez Chabert takon ministren e re, Adrijana Hoxhiq

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, bëri vizitën e tij të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në mandatin e ministres së sapoemëruar, Adrijana Hoxhiq.

MAPL njofton se ministrja Hoxhiq shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me ekipin e saj në të gjitha komunat e nivelit të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve për qytetarët, dhe përmirësimin e funksionimit të vetëqeverisjeve lokale.

“Qëllimi kryesor është ndërtimi i urave të qëndrueshme të besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve”, vijon komunikata.

Ndërkaq, Ambasadori Chabert shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në dobi të të gjithë qytetarëve.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Kabinetit të ministres Hoxhiq zëvendësministri, Beqir Fejzullahu, dhe këshilltari i ministres, Sasha Rashiq.

Emërimi i Hoxhiq në krye të kësaj ministrie, erdhi pasi ish-ministri serb i Administratës së Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq e quajti masakrën e Reçakut “një trillim” dhe i njëjti pas kësaj deklarate u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj.