Ambasadori britanik uron Dua Lipën

Këngëtarja Dua Lipa ka marrë një urim special nga ambasadori britanik në Kosovës, Ruairí O’Connell, pas triumfit në ceremoninë e çmimeve Grammy, një natë më parë.

Përmes llogarisë së tij në fesjbuk, ambasadori O’Connell, ka uruar Lipën duke e quajtur krenaria e dy shteteve.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar në llogarinë e tij në fejsbuk, ambasadori O’Connell.

Këngëtarja Dua Lipa ka fituar dy çmime në  garën prestigjioze në muzikë ‘Grammy’ për viti 2019, çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity” dhe “Artistja e re më e mirë e vitit”.