Ruairi O'Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla

Ambasadori Britanik: Partitë politike po dëshirojnë donacion me thasë të parave

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ka folur sot gjatë ditës për ligjin për financimin e partive politike.

Sipas tij, shoqëria civile dhe konsultetët e tjerë kanë hartuar një ligj shumë të mirë, mirëpo sipas tij, ka filluar ndërhyrja e partive politike.

O’Connell thotë se partitë politike po sugjerojnë që të rritet sasia e parave kesh, e cila nuk mund të kontrollohet.

“Hartimi i Ligjit ka qenë shumë i mirë, mirëpo tash ndërhyrja e partive politike ka filluar edhe Ligji do ta humb krejt kuptimin. Njëri prej sugjerimeve të partive është me iu rrit sasisë që mund të përdoret duke mos u kontrolluar, para kesh. Kush bënë kontribut politik me thasë të parave ? Kontrabandistët, kriminelet e bëjnë, njerëzit normal jo”, tha ambasadori O’Connell.

Ambasadori, Ruari O’Connell ka qenë i ftuar në forumin FOL, të Lëvizjes FOL.