Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfendler - Foto: Facebook

Ambasadori: Austria Nuk Ka Ndryshuar Qëndrim Rreth Kosovës

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ka reaguar pas informacioneve të publikuara nga mediat kosovare dhe ato serbe rreth qëndrimit të zëvendëskancelarit austriak rreth Kosovës dhe veriut të saj.

Në një postim në profilin e tij në “Twitter”, ambasadori Pfandler thotë se qëndrimi i Austrisë rreth Kosovës nuk ka ndryshuar.

“Austria është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe që nga atëherë është një prej mbështetësve më të fuqishëm të Republikës së Kosovës dhe perspektivës së saj europiane”, ka shkruar ambasadori austriak.

Ky reagim i ambasadorit të Austrisë vjen me gjasë pas shqetësimeve të shprehura nga ministri i Jashtëm i Kosovës lidhur me deklaratat e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, të raportuara sot në media, sidomos në ato të Beogradit.

http://kallxo.com/pacolli-quan-te-pamatura-deklaratat-e-homologut-austriak-rreth-veriut-te-kosoves/

Deklaratat se “Kosova është Serbi” apo “veriu i Kosovës ka të drejtë për vetëvendosje ose autonomi” siç raportuan mediat të ketë thënë numri dy i Qeverisë austriake, Heinz Christian Strache, Pacolli i ka quajtur “të pamatura” dhe që “nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”.