Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott - Foto: REL

Ambasadori Amerikan kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka përkujtuar gjetjen e 75 trupave të kosovarëve në varrezën masive në Petrovo Selë

Kyle Scott ka shkruar në profilin e tij zyrtar ‘Twitter’, se në mesin e këtyre trupave ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi.

“Në këtë datë të vitit 2001, në një varrezë masive janë zbuluar trupat e 75 kosovarëve në Petrovo Selo. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Edhe më tutje, askush nuk është dënuar për këtë vrasje të jashtëligjshme. #Drejtësipërtëgjithaviktimat”, ka shkruar ambasadori amerikan në Beograd.