Philip S. Kosnett - Ambasadori i SHBA-se ne Kosove

Ambasadori amerikan: Ju sfidoj ta mendoni një të ardhme të ndritur për vendin tuaj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se tashmë ka ardhur koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara dhe për t’u përqëndruar në të ardhmen.

“Në 20 vjetorin e përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes së KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, për atë që po vjen përpara. Sot iu sfidojë që të mendoni se si duket një e ardhme më e ndritur për vendin tuaj të ri”, ka thënë ai përmes rrjetit social Twitter.