Ambasadori turk Tanju Bilgiç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq - Foto: Facebook/ Ambasada turke Beograd

Ambasada turke në Beograd fshinë postimin në të cilën Kosovës i referohej si 'KiM'

Ambasada turke në Beograd gjatë ditës së djeshme duke njoftuar për takimin e ambasadori të Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë një skandal duke iu referuar Kosovës me akronimin KiM (Kosova dhe Metohia), të përdorur nga zyrtarët dhe nacionalistët serbë për Kosovën.

Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhet se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për “KIM” Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.

 

Mirëpo me të kaluar pak kohë, zyrtarë të Ambasadës janë përkujdesur që postimin në fjalë të fshinë nga profili zyrtar i Ambasadës në facebook, dhe këtë ta zëvendësojnë me një postim të ri në të cilën nuk përdoret akronimi ‘KiM’.

“Ambasadori Tanju Bilgiç u takua me Marko Djuriç, Drejtor i Zyrës së Kosovës në Serbi, për të diskutuar zhvillimet aktuale”, thuhet në postimin e ri të ambasadës.

 

KALLXO.com ka kërkuar të marrë një reagim nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur nëse do të reagojnë për këtë çështje.