Ambasada e Gjermanisë në Kosovë së shpejti me objekt të ri

Kryetari Shpend Ahmeti dhe ambasadori gjerman Christian Heldt sot kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Prishtinës në faqen e saj zyrtare në Facebook thuhet se ndërtimi i objektit të ri të kësaj Ambasade avancon marrëdhëniet që ka Kosova me Gjermaninë.

“Ndërtimi i objektit të ri të kësaj Ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë Gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona”, thuhet në njoftim.