Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

Ambasada britanike mbështet qëndrimin e Ambasadës së ShBA-së rreth shkeljeve të AKI-së gjatë deportimit të turqve

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka njoftuar se mbështet plotësisht qëndrimin e sotëm të Ambasadës amerikane rreth dëbimit të gjashtë qytetarëve turq nga autoritetet e Kosovës në mars të vitit të kaluar.

“Ne e mbështesim plotësisht qëndrimin e sotëm të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë lidhur me dëbimin e qytetarëve turq në mars të vitit të kaluar. Institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgjegjshme dhe t’i nënshtrohen sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.

Sot, Ambasada amerikane ka reaguar për 31 shkeljet ligjore të cilat, sipas Komisionit hetimor parlamentar, i ka bërë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) gjatë dëbimit të gjashtë shtetasve turq në mars të vitit të kaluar.

“Kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin,  pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij”, thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane.

Sipas Ambasadës amerikane, janë shqetësuese shkeljet e ligjore të gjetura nga komisioni hetimor për ndriçimin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

https://kallxo.com/ambasada-amerikane-ngre-dyshime-mbi-aki-ne-pas-raportimit-per-gylenistet/

KALLXO.com ka raportuar ekskluzivisht se plani për deportimin e gjashtë shtetasve turq, të njohur si ‘gylenistët’, ka zgjatur 17 ditë dhe në të janë vërejtur 31 shkelje ligjore.

https://kallxo.com/deshmite-se-aki-planifikoi-per-17-dite-arrestimin-e-gylenisteve-ne-kosove/

Po ashtu, KALLXO.com siguroi raportin e ekspertit amerikan që tregon për implikimin ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi, në deportimin e shtetasve turq.

https://kallxo.com/aki-pushtoi-zyren-e-policise-per-deportimin-e-shtetasve-turq/?fbclid=IwAR1zkMekPC2MsRuxLzjhy76may6xjxa2pTyl8gA8psBThWEQcSPH7dRxf48

www.kallxo.com