Collen Hyland | Foto: KALLXO.com

Ambasada amerikane: Taksa 100%, reagim emocional

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Coleen Hyland, ka reaguar ndaj taksës prej 100 për qind të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Përmes një publikimi në Twitter, Hyland këtë masë e ka quajtur reagim emocional, i cili sipas saj ndikon në rritjen e tensionit në marrëdhëniet me Serbinë.

“Rritja e tarifave për anëtarët e CEFTA-s do të thotë rritjen e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritja e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Për të siguruar të ardhmen europiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë është e nevojshme një udhëheqje strategjike dhe jo një reagim emocional”, ka shkruar Hyland.

Qeveria e Kosovës mori vendim më 21 nëntor vendim për rritjen në 100 për qind të taksës ndaj mallrave serbe e boshnjake.

https://kallxo.com/qeveria-rrit-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

Taksa doganore për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës për 100 për qind u diskutua në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Taksa 100 % për Serbinë

www.kallxo.com