Ambasada Amerikane Nuk Komenton Çështjen e Vizës për Kryeministrin

Pas publikimit të lajmit se Kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për në SHBA, ka pasur versione të ndryshme se çfarë ka ndodhur.

KALLXO.com ka pyetur Ambasadën Amerikane në Prishtinë për arsyet e refuzimit apo prolongimit të përgjigjes për vizën e Kryeministrit, por zëdhënësi i saj, Richad Mei ka thënë se ata nuk komentojnë për çështje individuale.

“Ambasada nuk komenton në raste individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë të të dhënave”, tha Mei për KALLXO.com

Sot Kryeministrit u pyet nga gazetarët për këtë çështje, por ai tha se nuk ka marrë ende përgjigje.

“Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf me shku, por nuk kam marrë përgjigje. Kur t’ma japin (vizën), shkoj. Kaq”, tha Haradinaj pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

http://kallxo.com/haradinaj-kur-tma-japin-vizen-shkoj-ne-amerike/

Mungesa e vizës ka bërë që një vizitë e Haradinajt në shtetin mrikan të Iowa-s të anulohet.

http://kallxo.com/anulohet-vizita-e-ramush-haradinajt-ne-shba/