Logo; Ambasada e SHBA-ve në Kosovë

Ambasada amerikane ngre dyshime mbi AKI-në pas raportimit për ‘gylenistët’

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për 31 shkeljet ligjore të cilat, sipas Komisionit hetimor parlamentar, i ka bërë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) gjatë dëbimit të gjashtë shtetasve turq në mars të vitit të kaluar.

“Kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin,  pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij”, thuhet në komunikatë.

Sipas Ambasadës amerikane, janë shqetësuese shkeljet e ligjore të gjetura nga komisioni hetimor për ndriçimin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

“Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik” thuhet tutje në komunikatë.

Tutje në këtë komunikatë ambasada e SHBA-ve në Prishtinë bënë thirrje që të gjithë shkelësit e ligjit të japin përgjegjësi.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe rikujtojmë liderët e Kosovës që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit”, thuhet tutje aty.

Sipas Ambasadës, rasti e deportimit të gjashtë shtetasve turq nuk ka të bëjë me fajësi ose pafajësi  por me shkelje të proceseve ligjore nga politikanët e Kosovës.

“Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen”, theksohet aty.

KALLXO.com ka raportuar ekskluzivisht se plani për deportimin e gjashtë shtetasve turq, të njohur si ‘gylenistët’, ka zgjatur 17 ditë dhe në të janë vërejtur 31 shkelje ligjore.

Dëshmitë se AKI planifikoi për 17 ditë arrestimin e Gylenistëve në Kosovë

Po ashtu, KALLXO.com siguroi raportin e ekspertit amerikan që tregon për implikimin ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi, në deportimin e shtetasve turq.

https://kallxo.com/aki-pushtoi-zyren-e-policise-per-deportimin-e-shtetasve-turq/?fbclid=IwAR1zkMekPC2MsRuxLzjhy76may6xjxa2pTyl8gA8psBThWEQcSPH7dRxf48

11 Mars 2019 - 17:47

Arta Sopi 11/03/2019 - 17:47
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend