Alternativa: MASHT-i dhe SBASHK-u të mos i përdorin fëmijët për betejat e tyre politike

Partia “Alternativa”, ka mbajur sot një konferencë për media ku kanë prezantuar qëndrimet e tyre për gjendjen në sektorin e arsimit në Kosovë.

Në këtë konferencë, antarja e kryesisë, Diana Qarkaxhija ka thënë se sikuse në fushtat tjera edhe në fushën e arsimit, Qeveria ka dështuar të bëjë reforma, pasi që sipas saj të gjitha premtime kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Nuk e kemi as më të voglin angazhim të cilin Ministri i Arsimit është duke e vënë në funksion të profesionalizmit, zhvillimit profesional dhe llogaridhënies në arsim”, ka thënë Qarkaxhija.

Ajo ka shtuar se mosnjohja e proceseve arsimore nga ana e Ministrit të Arsimit, kanë sjellur dështim të implementimit të mirëfillët të planeve strategjike të arsimit.

“Viteve të fundit nuk kishim një ministër i cili kishte dije, vullnet dhe guxim për të bërë hapa konkret drejt ngirtjes së cilësisë në fushën e arsmit. Fokusin e vetëm si çdo ministër edhe ky i arsimit e ka në emërimet politike të anëtarëve të partisë dhe atë fokus e ka në këshilla drejtuese në të cilat ka pozitë më të favorizuar”, u shpreh ajo.

Në këtë konferencë, Qarkaxhija ka folur edhe për punësimet  të cilat sipas saj janë të një natyre tjetër, pasi që kohët e fundit janë të dizajnuara konkurset të cilat ja përshtatin parapraktisht kualifikimit të kandidatëve e më pas domosodoshmërisht ata militant e fitojnë vendin e tyre të punës

“Një fokus i veçantë gjatë këtyre dy viteve është vërejtur edhe tek vlerësimi i performancës së mësimdhënësve, i cili ka filluar vitin e kaluar dhe vetëm rreth 250 mësimdhënës deri më tani janë vlerësuar.

“Kur llogarisim se sistemi i arsmit në Kosovë ka rreth 25 mijë mësimdhënës, a thua sa kohë do ti duhet këtij ministri për të përfunduar një vlerëism të tillë”, ka thënë Qarkaxhija.

Në këtë konferencë është folur edhe për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës në arsim.

“Rasti i fundit është rasti i cili ka kaluar në një gjë më serioze për plotësimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve. Konsiderojmë se MASHT ka nxituar duke mos u bazuar në ligjin për gravë ose duke mos dhënë një afat të caktuar i cili parashihet brenda ligjit”, ka thënë Qarkaxhija.

Sipas saj, SBASHK thotë se nëse MASHT bënë trysni atëherë mësimdhënësit janë të obliguar të mos i mbajnë orët e humbura dhe të vinë me një grevë tjetër.

Kjo sipas “Alternativës” ,është një maltretim i opinionit publik që lidhet me komspensimin e orëve, dhe se sipas tyre një gjendje e tillë e krijuar në arsim nuk ka ndodhur asnjherë më parë në Kosovë.

“Mendoj se kjo zhurmë e madhe është në favor të dikujt, urojmë që zërat e tillë të pushojnë dhe të mos dëmtojnë nxënësit. “Alternativa rekomandon që SBASHk dhe MASHT të mos përdorin fëmijët për betejat e tyre politike”, u shpreh Qarkaxhija.