Aleksandër Lumezi kërkon hetime pas vrasjes në Brekoc

Në një deklaratë për media Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim në trajtimin e ankesave të viktimës.

“Nëse konstatohen veprimet e tilla të nxjerrët menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë,  të cilat ndërlidhen me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë para disa ditësh në fshatin Brekoc të Komunës të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Deri më tani është raportuar se viktima kishte lajmëruar policinë pesë orë para vrasjes për kërcënimet që po i vinin. Zyrtarisht policia ka deklaruar se nuk kishte arritur ta zbulonte vendodhjen e dorasit. 40 vjeçarja dhe vajza e saj 9 vjeçe u vranë me kallashnikov. I dyshuari për vrasjen është Pjetër Nrecaj burri dhe babai i 9 vjeçares.