Aleatja e Merkelit merr kreun e CDU-së

Konservatorët e Gjermanisë të premten zgjedhën lideren e partisë së kancelares Angela Merkel, duke i dhënë Merkel-it një fitore që i nevojitej në mënyrë që t’i japë asaj një trashëgimi për të qeverisur edhe me tre vite të tjera.

Zgjedhja e Annegret Kramp-Karrenbauer, një 56 vjeçare e cila me stilin e saj i ngjan vetë Merkel-it, përmes të cilës shfaq një vazhdueshmëri të ndryshimeve radikale mes anëtarëve të Bashkimit Kristiano-Demokratik (CDU).

Kramp-Karrenbauer tani është favoritja për t’u bërë kancelaria e ardhshme e Gjermanisë, edhe pse asaj do t’i duhet të presë. Merkel ka thënë që synon të rrijë në zyrë deri në vitin 2021.

Kramp-Karrenbauer fitoi në votimet e së premtes në raundin e dytë të balotazhit duke marrë shumicën nga një parti e ndarë.

Merkel ka qenë gjigante jo vetëm në politikën gjermane por edhe në atë evropiane dhe botërore.