Albulena Haxhiu, VV

Albulena Haxhiu: Punësimet politike po i lënë ndërmarrjet publike me pasoja

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ i titulluar “Kulaçi i PAN-it” foli për skandalet dhe punësimet partiake në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura në Kosovë.

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se punësimet e personave partiakë në borde e ndërmarrjeve publike kanë ekzistuar në të gjitha qeveritë pas shpalljes së pavarsësisë së Kosovës.

“Ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për bordet, agjencionet varësisht prej rregullimit të institucioneve po dërgohen njerëz partiakë e të cilët janë ngushtë lidhur me interesat e partive politike dhe pikërisht edhe votimet e fundit për borde apo agjencione të ndryshme i kemi përcjellë me shqetësim dhe natyrisht e kemi kritikuar qasjen e Kuvendit ne këtë kuptim”, theksoi Haxhiu.

Sipas saj qasja e tillë e Kuvendit ka krijuar disa pasoja për këto ndërmarrje publike.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë” kishte provuar të flasë edhe me disa deputetë të koalicionit qeveritar por ata nuk kishin pranuar të flasin.

Deklaratën e deputetes Haxhiu dhe emisionin e plotë të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.