Albulena Haxhiu e quan 'fat të madh' largimin e Dardan Molliqajt nga VV-ja

Pas publikimit të bisedave ndërmjet Pal Lekajt (AAK), Bilall Sherifit ( Nisma) dhe Dardan Molliqajt (PSD) për buxhetin, ka reaguar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Duke iu atribuuar deputetëve të PSD, Haxhiu e ka quajtur fat të madh largimin e tyre nga Vetëvendosje.

“Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje! Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Thonë që fundi e rikuptimëson fillimin,”, ka shkruar Haxhiu.

Zhvillimin e këtyre bisedave e ka pranuar edhe vet Dardan Molliqaj.

Ai ka deklaruar se negocimi i tij me pozitën për buxhetin nuk është sekret edhe është i gatshëm që t’i tregojë haptas ato biseda.

Dje gjatë gjatë seancës para se të votohej projekt buxheti, janë zhvilluar biseda në mes Pal Lekajt, Bilal Sherifit dhe Dardan Molliqajt. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin.

https://kallxo.com/dardan-molliqaj-reagon-pas-rrjedhjes-ne-publik-te-bisedave-me-bilall-sherifin-e-pal-lekajn/

.