Albin Kurti - Foto: Facebook

Albin Kurti: Ushtrinë ta përkrahim me buxhet që t'i rrisim kapacitetet

 

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas votimit të tri projektligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të vendit ka thënë se kjo forcë duhet të përkrahet me buxhet në mënyrë që të rriten kapacitetet e mbrojtjes së shtetit të Kosovës.

“Me këto tri ligje në Republikën e Kosovës janë bërë dy hapa të mëdhenj. Së pari Kosova ka themeluar Ministria e Mbrojtjes dhe së dyti është avancuar progresivisht Forca e Sigurisë së Kosovës drejt Ushtrisë së Shtetit drejt Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Është e domosdoshme që në ditët, javët në vazhdim këtë avancim formal e juridik ta përcjellim edhe me përkushtim buxhetor në mënyrë që ta ngritim edhe kapacitetin vetëmbrojtës të Forcës së Sigurisë, por njëkohësisht edhe sasinë në mënyrë që të rrisim aftësinë për mbrojtjen e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

“Nga 99 amendamente mbi 70 kanë qenë të Lëvizjes Vetëvendosje. Fatkeqësisht edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës ka nën udhëheqjen e saj koniunktura të regjimit fashist e antishqiptar. Mos të humbim kohë me ta, ushtrinë duhet ta bëjmë ashtu siç e kemi votuar”, ka thënë Kurti.

Lindja e Ushtrisë së Kosovës

.