Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Haki Abazi FB

Albin Kurti takon Isa Mustafën pak ditë para protestës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i dy krerëve të partive më të mëdha opozitare u zhvillua 4 ditë para protestës së Vetëvendosjes, më 29 shtator.

LDK-ja e Isa Mustafës i kishte thënë jo ofertës së Kurtit për të protestuar së bashku.

Haki Abazi ka publikuar një fotografi nga takimi i Kurtit e Mustafës.

“Shqiptarët dijnë me u bë bashkë. Liderë në mbrojtje te shtetit pertej interesave partiake”, ka shkruar Abazi në Facebook