Albin Kurti - Kryetar i LVV

Albin Kurti i gëzohet fitores së Kosovës

Kosova sot ka shënuar fitore të thellë me rezultat prej 5-0, ndaj Maltës, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

E pas kësaj fitore, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar se Kosova ka treguar spektakël dhe  se  të rinjtë kanë potencial për futboll.

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre.
Urime!”, ka shkruar Kurti.