Albin Kurti në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Albin Kurti Edhe Zyrtarisht Kandidat Për Kryetar të Vetëvendosjes

Albin Kurtit iu është zyrtarizuar kandidatura për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Këta e kanë konfirmuar komisioni zgjedhor i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është mbledhur sot në Prishtinë për të bërë verifikimin e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidaturën e deputetit Albin Kurti për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe për të trajtuar çështje të tjera që lidhen me procesin e zgjedhjeve të brendshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa të tjerët që pretendojnë të jenë në krye të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kohë deri më 10 janar që të dorëzojnë kandidaturat.

Kurti e ka udhëhequr Lëvizjen Vetëvendosje deri para këtij mandati, kur ia kishte liruar rrugën kryetarit aktual Visar Ymeri.

Albin Kurti e ka shpallur kandidaturën e tij nga burgu ku ai po qëndron që rreth 1 muaj.

Atij sot iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për 1 muaj tjetër.

http://kallxo.com/albin-kurtit-e-donika-kadajt-u-vazhdohet-paraburgimi/

http://kallxo.com/arsyet-per-vazhdimin-e-paraburgimit-ndaj-kurtit-e-kadajt/