Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Alarm, në 24 orë pesë gra viktima të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur pesë raste te dhunës ndaj grave.

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se në Prizren një burrë i dehur ka rrahur gruan e tij rreth orës 2 e 30 minuta pas mesnatës.

I dyshuari është arrestuar.  Në një rast tjetër në Ferizaj një burrë ka kanosur gruan dhe djalin.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Komunën e Podujevës një burrë ka rrahur gruan e tij.Gruaja e të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Një incident tjetër ka ndodhur në Gjilan ku vëllai ka rrahur motrën e tij.Motivet e sulmit ende nuk janë të qarta përderisa policia njofton se ka arrestuar personin e dyshimtë.Ndërsa një burrë ka kanosur ish- gruan po ashtu në Gjilan

PK përmes raportit policor ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari burrë pasi që i njëjti kishte kanosur ish- gruan e tij.

Me urdhër të prokurorit pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.