Akuzat e ndërsjella të bordit të AKP-së dhe ish-drejtorit për avancime pa konkurs

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka akuzuar ish-drejtorin e kësaj agjencie se kishte nënshkruar një avancim të parregullt sa ishte në pozitën e tij.

Bordi i AKP-së më 26 tetor votoi mocionin për shkarkimin e Hajdarit, ndërsa pas kësaj pasoi dorëheqja e kryetarit të këtij bordi, Petrit Gashi.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Hajdari tha se ende nuk i kupton arsyet e shkarkimit të tij pasi sipas tij anëtarët e bordit ishin shfaqur të kënaqur me punën e tij.

Në anën tjetër, në pyetjet e dërguara në drejtim të bordit të AKP-së, ata u përgjigjën duke thënë se një avancim i parregullt ishte një nga arsyet e shkarkimit të Hajdarit.

“Duhet theksuar se gjatë vitit 2018 ka ndodhur vetëm një avancim pa konkurs fare në pozitë, nga pozita “Menaxher i Njësisë së Burimeve Njerëzore”, e cila si pozitë ka ekzistuar deri më 31 dhjetor 2016, duke e avancuar në pozitën “Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore”, pozitë kjo e re sipas strukturës organizative nga data 1 janar 2017. Këtë avancim e ka nënshkruar ish-Drejtori Menaxhues, z. Ekrem Hajdari në mars 2018, duke shkelur kështu udhëzimet e Bordit të Drejtorëve të dhëna në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në prill 2017 që të gjitha pozitat e reja, pozitat e lira si dhe pozita me ushtrues detyre të rekrutohen vetëm me konkurs të brendshëm.”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.

Lidhur me këto pretendime, Hajdari tha se vetë bordi kishte thënë fjalën e fundit për këtë avancim.

“Në fakt bordi e ka dhënë fjalën e fundit për pozitën menaxher i Njësise së Burimeve Njerëzore sepse edhe vet opinioni i Drejtorisë Ligjore të AKP-së sikurse dhe ai i Këshillit të Pavarur për Monitorim të Shërbimit Civil e ka cilësu si ligjore. Ekziston edhe konfirmimi formal nga drejtori i drejtorisë ligjore përkitazi me këtë. Pas kësaj, Kryesuesi i Bordit e ka mbyll dilemën dhe e cilësu si veprim të drejtë” tha Ekrem Hajdari si kundër reagim i bordit”, tha Hajdari.

Në mocionin e anëtarëve të Bordit të AKP-së , janë radhitur shtatë arsye për të mbështetur shkarkimin e Ekrem Hajdarit.

Kurse Hajdari ka kthyer përgjigje të detajuar në secilin prej pretendimeve të anëtarëve të Bordit.

Hajdari përballë Jeta Xharrës flet për punën e tij në AKP si dhe komenton edhe punësimet e avancimet me lidhje politike në AKP.

Emisionin e plotë mund ta ndiqnin në linkun e mëposhtëm:

 

 

01 Nëntor 2018 - 21:17

Doruntina Baliu 01/11/2018 - 21:17
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend