Paradë në mbështetje të komunitetit LGBT në Prishtinë. Foto: CEL

Aktivistët e LGBTI në Kosovë Flasin për të Drejtat e Tyre

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale e ka prezantuar raportin e saj mbi të drejtat e LGBTI gjatë vitit 2017.

Gjatë vitit të kaluar, grupet e aktivistëve LGBTI janë përpjekur t’i mbushin zbrazëtitë ligjore në legjislacionin që lidhet me komunitetin. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale, CSGD, i ka prezantuar këto përpjekje me raportin e publikuar sot në Prishtinë.

Një çështje që u theksua në raportin me titull “Komuniteti LGBTI dhe të drejtat e tyre në Kosovë” flet për Ligjin për Statusin Civil.

“Ligji për Gjendjen Civile nuk ka dispozita nënligjore për procesin e ndryshimit të gjinisë, që mbulon modifikimin e të dhënave në regjistrat dhe dokumentet publike”, thuhet në raport. CSGD është koordinuar me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil për hartimin e një udhëzimi për adresimin e kësaj çështjeje.

Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, e ka përmendur këtë vakum ligjor në prezantimin e raportit për Kodin Penal të Kosovës.

CSGD ka marrë pjesë në grupin punues për amandamentimin e Kodit Penal dhe ka rekomanduar ndryshimin e nenit 74, i cili nëse miratohet do ta bëjë dënimin e krimeve të bazuara në orientim seksual dhe identitetin gjinor.

Megjithatë grupi punues e ka shpërfillur propozimin për përfshirjen e identitetin seksual dhe gjinor shprehimisht në nenin 147 që e dënon në mënyrë eksplicite nxitjen e urrejtës nacionale, racore, fetare apo etnike, me arsyetimin se “nuk përmendet në asnjë shtet të Këshillit të Europës”.

Riccardo Serri, kreu i seksionit të Zyrës së BE-së në Kosovë për integrim politik, ekonomik dhe integrim europian, foli për argumentin e shumëdëgjuar se Kosova ka kornizë ligjore të mirë mirëpo i mungon zbatimi. Megjithatë ai nënvizoi se korniza ligjore e Kosovës është arritje e madhe.

“Janë edhe mbi 80 shtete në botë të cilat i sanksionojnë (i ndjekin penalisht) marrëdhëniet seksuale ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, madje në disa shtete ata mund të dënohen edhe me vdekje”, u shpreh ai duke iu referuar ndarjeve të Europës dhe botës sa përket të drejtave LGBTI.

“Prania e një kornize ligjore të mirë është shumë pozitive. Ne kemi punuar me ju që ta përmirësojmë edhe më shumë këtë kornizë”, shtoi ai.

Oliver Mains, zyrtar nga Ambasada Amerikane, u shpreh ngjashëm.

“Fatkeqësisht, siç e dimë, pavarësisht kornizës ligjore të fortë… shumë (persona) jetojnë në frikë e izolim, të mbyllur në dollapë për shkak të frikës se mund të dënohen nga shoqëria dhe familja e tyre”, tha ai. Ai e theksoi nevojën për përmirësimin e paraqitjes publike të komunitetit LGBTI, përmirësimit të kushteve shëndetësore, dhe të të dhënit fund të dhunës kundër komunitetit.

Bashkëpunimi i organizatave LGBTI dhe Policisë së Kosovës është vlerësuar si pozitiv gjatë vitit 2017. Autorët e raportit e kanë përmendur edhe përmirësimin e bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit.

Nuk ka pasur raste të reja të lidhura me LGBTI në gjykata. Megjithatë, raporti thekson se “nuk ekziston ende një sistem përcjellës për të dhënat që kanë të bëjnë me numrin e rasteve të raportuara në polici dhe prokurori dhe ato të trajtuara nga gjykatat”.

Sa i përket mediave, CSGD thotë se gazetarët në përgjithësi kanë njohje të kufizuar dhe mungesë ndjeshmërie me çështjet LGBTI.

“Mediat përforcojnë perceptimet negative të komunitetit LGBTI, siç bëjnë edhe mediat sociale, të cilat shpesh ofrojnë platforma të pakufizuara për gjuhën e urrejtjes”, shkruhet në raport.

Megjithatë, sipas raportit, rritja e dukshmërisë së komunitetit LGBTI e ka çuar në përmirësimin e mënyrës së raportimit. Sipas monitorimit të mediave, nga CSGD, për periudhën janar-tetor 2017, janë bërë rreth 258 raportime për çështjet LGBTI, të publikuara online, 149 nga të cilat kanë pasur qasje pozitive, 68 neutrale dhe 39 negative.

Raporti e kritikon Kuvendin e Kosovës për dështimin për të avokim direkt për të drejtat LGBTI. CSGD e ka përshëndetur pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në paradën e parë të krenarisë, duke thënë se “pjesëmarrja e tij si dhe ajo e përfaqësuesve të tjerë institucionalë në paradë është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh shkallën e lartë të rezistencës sociale që zakonisht rezulton në diskriminimin dhe dhunë kundër komunitetit LGBTI në Kosovë”.

Nga ana tjetër, Rina Braimi nga Qendra për Barazi dhe Liri, CEL, theksoi gjatë tryezës të mërkurën se pjesëmarrja e Thaçit në paradë nuk ka qenë e mjaftueshme për ta ndryshuar mentalitetin e njerëzve në Kosovë. Ajo foli për një incident që ka ndodhur së fundi në Ferizaj, ku CEL ka dashur ta organizojë një prezantim për komunitetin LGBTI në një shkollë, mirëpo u pengua nga drejtori i shkollës.

“Edhe pas paradës dhe pjesëmarrjes së Presidentit prapë se prapë ka ndodhur rasti me një drejtor shkolle i cili ka përdorur fjalë fyese kundër neve… Kjo është shumë shqetësuese dhe na duhet të bëjmë më shumë që ta ndryshojmë këtë”, tha ajo.