Aktakuzë për therjen me thikë në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur sot aktakuzë kundër E.B., I dyshuar për veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Komunikata e Prokurorisë së Gjakovës thotë se këto veprime kishin ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 18.09.2018, në  Stacionin e Autobusëve në Gjakovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H.C., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në vendin e tij të punës, i pandehuri e kishte goditur me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese në pjesën e majtë të kraharorit.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

KALLXO.com kishte raportuar për këtë rast që ka ndodhur në muajin shtator.

https://kallxo.com/rrahje-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-gjakove-lendohet-roja/

www.kallxo.com