Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për Sulmin me Sëpatë e Revole ndaj Dëshmitarit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve N.P. dhe L.K., për veprën penale të vrasjes mbetur në tentativë bëhet e ditur në një njoftim për media të Prokurorisë së Shtetit.

Sipas aktakuzës, N.P. dhe L.K., më 11 janar  2017, me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I.K., i cili në ato momente ishte duke punuar në punëtorinë e tij pranë shtëpisë së tij në Prizren, me qëllim që të mos dëshmojë në një proces gjyqësor.

I akuzuari Gj.P. i cili për momentin është në arrati dhe i akuzuari L.K. kanë  hyrë brenda dhe e kanë sulmuar të dëmtuarin I.K.. I akuzuari Gj.P e ka sulmuar me sëpatë në trup dhe krahë duke shkaktuar plagë, ndërsa i akuzuari L.K., ka nxjerrë armën e zjarrit – pistoletë dhe ka shtënë dy herë nga afërsia në drejtim të të dëmtuarit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, përshkruhen në njoftim veprimet e të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër N. P. kishte bërë roje, derisa dy të akuzuarit tjerë sulmonin të dëmtuarin.

“Ndërkaq, i akuzuari N.P. bënte roje në afërsi të vendit të ngjarjes dhe më pas që të tretë largohen nga vendi i ngjarjes. I akuzuari N.P. akuzohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

KALLXO.com kishte shkruar për sulmin ndaj dëshmitarit të procesit gjyqësor për fajde.

Historia e Fajdeve që Shkaktoi Gjakderdhje në Prizren

Dëshmitari i sulmuar kishte treguar për KALLXO.com se si ndodhi sulmi ndaj tij.