Aktakuzë për bashkim me organizata ushtarake në Siri

Një burrë me inicialet R.D po akuzohet për “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj’ pasi që ishte nisur për në Siri me synim bashkimin me organizata ushtarake atje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.D, në drejtim të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri R.D., më 26 maj .2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtoj për në Siri, me qëllim që ti bashkohet Organizatave  Ushtarake në Siri.

Pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë.

I pandehuri R.D., më datë 02.06.2017, është nxënë në Turqi, ndërkaq, më datë 14.05.2017, është kthyer për në Kosovë.

Me këto veprime sipas Prokurorisë ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës  nga neni 3 paragrafi 3, të Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05