Ferizaj

Aktakuzë ndaj të pandehurit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit, aktakuza kundër të pandehurit T.S, është ngritur për shkak të dyshimit se i njëjti gjatë muajit shtator të vitit 2017, dhe në muajin prill të vitit 2018, në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim të përftimit të dobësisë së kundërligjshme pasurore për vete, ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat zyrtare.

Sipas njoftimit, i pandehuri ka shkelur seriozisht edhe të drejtat e një personi tjetër.

Prokuroria ka njoftuar se Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.