SHKOLLA-MAZLLUM KËPUSKA

Aktakuzë ndaj mësuesit nga Gjakova për ngacmim seksual të nxënëseve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

https://kallxo.com/skandali-i-heshtjes-se-ngacmimeve-seksuale-te-nxeneseve-ne-gjakove/

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-drenas-per-rastine-16-vjecares/

https://kallxo.com/paraburgim-ndaj-policit-te-dyshuar-per-dhunim-dhe-ngacmim-seksual/

https://kallxo.com/mesuesi-e-mjeku-i-dyshuar-ne-rastin-e-abuzimit-te-vajzes-se-mitur-nga-drenasi-sot-dalin-para-gjykates/

https://kallxo.com/e-mitura-nga-malisheva-ngacmohet-seksualisht-ne-shtepin-e-saj/

.