Aktakuzë kundër të dyshuarit për sulm ndaj nënës dhe vëllait

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V., pasi që dyshohet se ka kryer dy vepra penale, atë të lëndimit të lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V. pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishte me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmojë nënën dhe vëllain e tij, të cilëve u ka shkaktuar lëndime të lehta trupore si dhe ka demoluar shtëpinë e tyre.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Gjakovës, me këto veprime i dyshuari G.V. ka  kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 3.1 të KPRK-së, lidhur me nenin 2 nënparagrafin 1.2 pika 1.2.4 të Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, si dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.