Foto: Atdhe Mulla

Aktakuza e Parë për Zgjedhjet e Djeshme

I pandehuri akuzohet për veprën penale – cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Z., më 11 qershor 2017, në shkollën fillore “Janko Joviçeviq”në Gorazhdec të Pejës, si simpatizues i Listës Serbe, duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar.

Atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.