Aksioni: Policia Ndalon Veturën në të Cilën Gjen Narkotik

Në fshatin Nabërgjan të Pejës gjatë patrullimit të zakonshëm Policia vëren një veturë me persona të dyshuar.

Në pamjet e shfaqura në rubrikën “Policia” në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë“ mund të shihni se si Policia e ndaloi veturën e dyshimtë, në të cilën gjatë kontrollimit gjetën dhe konfiskuan një sasi të konsiderueshme të narkotikëeve.

Droga u gjet në pjesën e derës së pasme.

Me këtë rast Policia arrestoi një person dhe shoqëroi në stacion dy të tjerë.