Foto: Facebook

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë këtë vit do të mbështesë Klinikën e Neonatologjisë në Mitrovicë

Organizata “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, për të gjashtin vit me radhë po organizon turneun katër-ditorë për të mbështetur misionin e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Këtë vit me fondet e mbledhura nga kjo ngjarje do të furnizohet Klinika e Neonatologjisë në Mitrovicë me shtretër për të porsalindurit pasi që kjo Klinikë tash sa kohë ka mungesë të shtretërve.

Këtë vit turneu do të jetë 4 ditë përreth Kosovës ku ciklistët do shkojnë përgjatë:

Dita e Parë: Prishtinë – Ferizaj – Brod – Prevallë

Dita e Dytë: Prevallë- Prizren- Gjakovë- Valbonë

Dita e trete: Valbona – Junik – Gllogjan – Peja

Dita e katërt: Pejë – Mitrovicë – Batllava – Prishtinë

Të gjithë që dëshirojnë të jenë pjesë të turneut duhet të jenë pjesë të udhëtimit 4-ditor dhe duhet të paguajnë 35 euro për maicë dhe ushqime gjatë turneut (snacks).

Kujtojmë se Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, vitin e kaluar dorëzuan makinën e analizatorit të gazit për Repartin e Neonatologjisë në Gjakovë.

16 Maj 2019 - 11:52

Drenushë Ramadani 16/05/2019 - 11:52
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend