Foto: Tanjug
Aksioni në veri: Vuçiq takon punonjësin rus të UNMIK-ut
31.5.2019 - 11:17
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka vizituar sot në mëngjes punonjësin rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuciq i tha atij se plagët që kishte marr gjatë arrestimit ishin të mëdha, por sipas mjekëve në Beograd, gjithçka doli të jetë mirë.
“Është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni në Serbi si në shtëpinë tuaj”, i tha presidenti serb, rusit Krasnoshchenkov.
Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës e ka shpallur person ‘Non Grata’ rusin, Mikhail Krasnoshchenkov.
https://kallxo.com/haradinaj-kerkon-te-shpallet-person-i-padeshirueshem-rusi-mikhail-krasnoshchenkov/