Aksioni i Policise 28.05.2019

Aksioni i Policisë në veri, një polic i plagosur me armë zjarri - FOTO

Një pjesëtar i Policisë është plagosur me armë zjarri gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kundër kontrabandës.

KALLXO.com merr vesh se polici është plagosur lehtë dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Aksioni i ndërmarrë mëngjesin e sotëm është duke u udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokurori i rastit Sylë Hoxha ka thënë për KALLXO.com se deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar nga Policia. Në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok.

Hoxha nuk ka dhënë më shume detaje lidhur me aksionin e sotëm, pasi sipas tij aksion është ende në zhvillim e sipër.

KALLXO.com raportoi që nga orët e para të mëngjesit për aksionin ne ndërmarrë nga ana e Policisë në veri të vendit.

Poashtu siç raporton ekipi e gazetarëve të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, në veri të Mitrovicës serbët kanë ndezur alarmin pasi në atë pjesë janë vërejtur njësitë e Policisë së Kosovës duke zhvilluar aksionin e tyre.

KALLXO.com raportoi sot për aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës ka nisur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje ku shihen njësi të shumta të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të gjerë kundër kontrabandës.

Ju kujtojmë se javë më parë, emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimet ekskluzive të cilat dëshmuan se kontrabanda në pjesën veriore të vendit vazhdon ta sfidojë taksën prej 100% të vendosur ndaj mallrave nga Serbia.