Aksioni i policisë në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjen Dardania të Fushë Kosovës duke synuar arrestimin e një personi.

Njësitet policore kanë qenë të stacionuara në lagje për orë të tëra duke pritur personin për ta arrestuar.

Aksioni i policisë ka rezultuar me sukses dhe njësitet policore e kanë arrestuar personin e kërkuar./RTK