Foto: Arkiv

Aksioni i policisë, konfiskohen barna ilegale në Deçan

Me konfiskimin e  1 mijë e 406 paketimeve të barnave pa banderola dhe dy personave të arrestuar ka përfunduar aksioni i policisë në Deçan.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, e asistuar edhe nga Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa  banderola të Republikës së Kosovës.

“Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1 mijë e 28 paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve”, njofton policia.

Sipas njoftimit,  policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin përprodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Të arrestuarit, G.H, 62 vjecar dhe J. P., 33 vjeçar, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.