Ndertim ne Prishtine foto REL AFP

Aksioni i inspektoratit: Ndalohen punimet në 30 objekte

Inspektorati i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në mbi 30 vendpunishte për shkak të mungesë së paisjeve të sigurisë.

Duke pasur parasysh rastet e aksidenteve, lëndimeve dhe atyre me fatailitet, me kërkesë të ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale , Skender Reçica, Inspektorati i Punës nga dje ka vazhduar riinspektimet në  sektorin e ndërtimit, duke kërkuar nga subjektet zbatimin e plotë të masave të sigurisë (skelet) dhe pajisjet personale mbrojtëse, me ç’rast është pezulluar puna përkohësisht në mbi 30 vendpunishte të ndërtimit.

Sipas MPMS-së Përgjatë dy javëve, në Komunën e Prishtinës, ku është më i përqendruar sektori i ndërtimtarisë, gjatë inspektimit të rreth 160 vendpunishteve janë shqiptuar 14 gjoba (ato subjekte të cilat nuk i kanë zbatuar vendimet e inspektorëve nga inspektimet e mëherëshme), dhe janë ndërprerë punimet me masën e pezullimit të përkohshëm në 11 subjekte.

Në njoftimin për media, ministria theksoi se pezullimet e përkohëshme të punës në vendpunishte nuk janë shoqëruar me gjoba. Subjekteve u është dhënë vendimi për pezullim të punëve deri në plotësimin e masave të sigurisë, gjoba pason në rastet kur shkelet ky vendim nga subjektet.

“MPMS dhe IP u bëjnë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë masat e përcaktuara me legjislacion rreth sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës dhe njëherë të gjithë punëtorëve që të raportojnë rastet kur të drejtat e tyre nuk respektohen dhe shkilen nga punëdhënësit. MPMS do të jetë e pakompromis në zbatimin e legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com gjatë ditës raportoi lidhur me këtë aksion të inspektoratit dhe ankesat e kompanive të ndërtimit lidhur me këto vendime.

https://kallxo.com/inspektorati-ne-aksion-ndalon-ndertimet-pa-skele-mbrojtese/